Vuçiq nuk e di çka po “gatuan” Nikoliqi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pohoi se nuk e di se çfarë mund të presë nga platforma për Kosovën të cilin kryetari i Serbisë do të duhej ta paraqiste në fillim të muajit maj.

Ai gjithashtu tha se kryetari Nikoliq është i njohur me të gjitha ato që kërkohet nga Serbia në rrugën për në BE dhe shtoi se nuk e fsheh se çfarë bisedohet me Bashkimin Europian dhe se temë është gjithmonë Kosova, njofton B92.

Vuçiq ka shtuar se me BE po bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave dhe për barrikadën në Ibër, sikur dhe të gjithë zyrtarët e tjerë serbë edhe ai e quan ’Park paqeje’.

Nikoliq dje kishte thënë se platforma për Kosovën do të publikohet në fillim të këtij muaji.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT