Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth padisë së paralajmëruar për gjenocid ndaj Serbisë.

Vuçiq ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë vetëm përmes një shteti të tretë, Shqipërisë, e që kjo do të thoshte bashkim kombëtar.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, thotë ndër të tjera Vuçiq, transmeton Reporteri.net.

Sipas tij,  Serbia lehtë mund të arrijë një marrëveshje me të gjitha vendet në rajon, por që aktorët e huaj vazhdimisht duan të kufizojnë dhe të frenojnë Serbinë.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb mbi shqiptarët në luftën e fundit. /Reporteri.net