Vuçiq ka theksuar se shtetet perëndimore po ia kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata mendojnë se është koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë nuk jam i gatshëm të flas për koncepte të caktuara, por duhet të ketë koncensione në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse nuk jeni i gatshëm për këtë, është keq për të gjithë”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net.
Ai foli edhe për mundsinë e ndarjes së Kosovës.
Tha se një gjë e tillë do të ishte e rrezikshme, pasi do të mund të sillte konflikt të ngrirë.
“Është e rrezikshme pasi mund të ketë konflikt të ngrirë dhe një ditë dikush mund ta zhbëjë atë”, tha Vuçiq.
“I vetmi problem i madh që unë e shoh si problem real në rrugën drejt BE0së është Kosova”, tha Aleksandar Vuçiq.
Ndryshe mediat serbe sot raportuan se pikërisht Vuçiqi do ta prezantojë zgjidhjen për Kosovën në muajin qershor. /Lajmi.net/