Vucic para nisjes në Tiranë mohon prapë masakrën e Reçakut: Një pjesë e viktimave ishin të UÇK’së

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vucic, ka mohuar përsëri masakrën e Reçakut dhe tani duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK’së, ai po ashtu i komentoi edhe deklaratat e Edita Tahirit sot duke thënë se për Serbinë është e rëndësishme paqj, transmeton Gazeta Metro.

Vucic kujtoi edhe kur ju bashkëngjit përpjekjeve të Listës Serbe që shkeljet verbale dhe qëndrimi a mendimi ndryshe të mos dënohet me burgim, siç është rasti me Ivan Todosijevic, reaguan katër ambasadat e vendeve perëndimore.

“Kërcyen të më shesin mend mua e të mësojnë se nuk duhet të ndryshoj historinë që ata mendojnë se e kanë bërë, pasi ata nuk mund të pajtohen me atë se dikush mund të ketë mendim e qëndrim të ndryshëm. Në të njëjtën kohë, këto ambasada të vendeve anëtare të BE’së heshtin kur na thonë se në Jasenovac nuk kishte gjenocid por ishin vetëm kampe pune, se aty njerëz nuk u vranë, heshtje absolute” tha Vucic, duke shtuar se në Reçak nuk ndodhi të jenë vrarë 100 apo 1000 ose dhjetëra e qindra mijëra njerëz, por 40, për të cilët ne “pretendojmë se një pjesë i takonte të ashtuquajturës UÇK’së, e ata thonë jo”.

Ish kryesuesja e ekipit negociator të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri kishte deklaruar se nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të ketë luftë, ku zyrtarët serb kërcyen e me rend shfrytëzuan rastin të viktimizohen.

Vucic nuk ishte deklaruar më parë por sot e bëri e bëri krahasimin dhe kritikoi ambasadat e huaja për hipokrizi sipas tij.

“Gjithë çka ju lejohet diplomatëve perëndimor dhe shqiptarëve, ne nuk na lejohet, as edhe e drejt në mendimin ndryshe. Kur Edita Tahiri thërret në luftë, asnjë ambasadë nuk doli me asgjë. Ajo thotë do të ketë luftë. Kjo nuk është vetëm thirrje, është kërcënim me luftë. Po heshtin edhe qarqe të shumta në Beograd, ashtu siç heshtin edhe ato ambasada, ato perëndimore” tha Vucic duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për deklaratat e Tahirit.

Vucic e vlerësoi këtë sjellje hipokrizi, e cila tregon, sipas tij se në çfarë situate është Serbia.

Ai tha se përgjigja e tij në gjithë këtë është se Serbia do të ruaj paqen.

“Ne do të luftojmë që të kemi paqe dhe i lusim ata që mendojnë që të luftojnë me dikë e të sulmojnë dikë, mos ta bëjnë. Jo se u frikësuam shumë, por për atë se do të jetë tmerrësisht keq për të gjithë. E kjo është lutja ime e vetme”./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT