Vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në Lezhë, plagoset një tjetër

    Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në qytetin e Lezhës. Një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër person.

    Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit të qytetit, ndërsa viktima është shtetasi me inicialet K.M. Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe shtetasi A.Gj. rreth 36 vjeç.

    Shkaqet ë kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.