Vritet “koka” e ISIS-it

Izzat Ibrahim al-Douri, një ish-zyrtar i lartë nën regjimin e Sadam Hysenit, ka mbetur i vdekur gjatë një operacioni sigurie në Irak. Lajmi konfirmohet nga televizoni shtetëror i Irakut.

Operacioni kishte si objektiv rritjen e sigurisë në krahinën qendore në Salahuddin, pasi militantët e Shtetit Islamik janë detyruar të largohen nga qyteti i lindjes së Hysenit, Tikrit. Guvernatori i kësaj krahine, kryesisht suunite, Raed al Jabouri tha për “Al Arabija”, se al-Douri dhe nëntë truproje janë vrarë në malet Hamrin, midis Tikrit dhe Kirkuk nga ushtarët dhe milicia shiite.

Trupi i tij arriti në Bagdat dhe do t’i nënshtrohet testit të ADN-së për konfirmimin e identitetit të tij. Rezultatet e ADN-së dalin brenda 48 orësh.

Al-Douri ishte larguar për në Siri pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa më pas është raportuar se ai kishte vdekur nga leuçemia. Guvernatori irakian thotë se Douri konsiderohej si “truri” i grupit militant, Shteti Islamik. Ai ishte një figurë kyçe në grupet ekstremiste të suunitëve, të cilat luftojnë kundër qeverisë irakiane.

Al-Douri ishte anëtari më i lartë i regjimit të Hysenit “Mbreti i Klubeve” dhe një nga më të kërkuarit. Pas vdekjes së Hysenit, ai zëvendësoi diktatorin dhe u bë lider i grupit ekstremist “Ushtria Naqshbandi”. Analistët e ushtrisë thonë se ky grup mbushtet ISIS-in, i cili ka marrë kontrollin e pjesëve të Irakut dhe Sirirsë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT