Vritet gjatë një sulmi ambasadori italian në Kongo

Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë në një sulm në lindje të vendit, ka thënë ministria e jashtme e këtij vendi.

Luca Attanasio, 43 vjeçar, vdiq në spital të hënën pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara ku ai po udhëtonte u sulmua pranë Goma, thuhet në një deklaratë.

Karvani thuhet se i përkiste Programit Botëror të Ushqimit të KB (ËFP).

Një oficer i policisë ushtarake italiane që udhëtonte me të dërguarin dhe një person të tretë u vranë gjithashtu, thonë raportet.

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio shprehu “trishtimin e tij të madh” për vrasjet.

“Asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi,” tha ai.

Sulmi besohet të ketë qenë një përpjekje rrëmbimi, sipas zyrtarëve në Parkun Kombëtar Virunga aty pranë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Nuk është e qartë se kush ishte prapa sulmit, por shumë grupe të armatosura dihet që veprojnë në park dhe përreth tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT