Vrasje e trefishtë në Prizren

    Në Prizren të dielën ka ndodhur një vrasje e trefishtë në rrugën afër Spitalit Rajonal në këtë qytet.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha e ka konfirmuar rastin për Kallxo.com, por nuk ka dhënë detaje rreth motivit të vrasjes.
    “Sapo arrita në vendin e ngjarjes mund t’ ju konfirmoj se janë tre persona të vrarë, ndërsa nuk di detaje rreth motivit të vrasjes, për këtë do t’ ju njoftoj në ndërkohë”, ka thënë zëdhënësi Berisha.