Vrasja në Pejë, detaje tronditëse: Dorasi dyshohet se tentoi ta dhunojë të bijën e viktimës

Një vrasje ka tronditur sot qytetin e Pejës. Vrasja ka ka ndodhur në lokalin Zhara në rrugën Gjin Gazulli në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta.

Siç ka mësuar GazetaBlic, i vdekuri nga arma e zjarrit dyshohet se është Gëzim Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet Januzi, profesor me profesion.

Ndërkaq Sinjali merr vesh se ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se dorasi Xh. Januzi kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit.

I ndjeri mësohet se ishte nisur për t’u hakmarrë, por i ishte grabitur arma nga dorasi Xh. Januzi i cili më pas e kishte vrarë.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për GazetaBlic zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT