Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona sonte në qytetin e Gjilanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se i ndjeri ka qenë duke pirë kafe kur dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Mediat kanë raportuar se Lirim Jakupi është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit sonte në Gjilan.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh nga burimet se viktima dhe i dyshuari janë nip e dajë mes veti.

Viktima është me inicialet B.V. nga qyteti i Bujanocit. /Reporteri.net/