Vrasësi i 21-vjeçarit është djali i asamblistes së PDK-së në Mitrovicë

“Koha Ditore” merr vesh nga burimet e sigurta në Mitrovicë, se vrasësi V.B. është djali i asamblistes së PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Valbona Fazliu-Beqiri.

Dy persona janë të përfshirë në vrasjen e nxënësit në Mitrovicë.

Një dëshmitar ka thënë për “Kohën Ditore” se vrasësi e ka ndjekur me kallashnikov nxënësin nëpër rrugën afër gjimnazit “Frang Bardhi”. Ky dëshmitar ka thënë se kanë qenë dy persona, pas sulmit me kallash, ka ardhur një person tjetër, i cili ia ka kapur kallashin dhe kanë ikur përpjetë rrugës.