Vrapuan për autizëm (Foto)

Vetëm 5 kilometra ishte gjatësia e një rruge që kaluan duke vrapuar sot njerëzit vullnetarë që për qëllim kishin promovimin e jetës së shëndetshme, promovimin e individualitetit dhe energjisë pozitive të secilit pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit në këtë maratonë dhanë kontribut për personat e prekur me autizëm.

Nga organizatorët, kjo Mini Maratonë 5 kilometërshe, është cilësuar si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme vjetore për të ndihmuar financiarisht Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë, e cila organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe krijimit të një klime pozitive për komunitetin Autist në Kosovë.

Mini Maratona filloi në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit deri tek rrethrrotullimi kryesor, tek Spitali dhe kthimi në pikën fillestare.

Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj Mini Maratone, e kanë ndihmuar shoqatën e autizmit, duke blerë nga një numër për pjesëmarrje.

Por, numri nuk ka pasur ndonjë çmim të caktuar. Qytetarët kanë blerë numrin me aq para sa kanë dashur vetë.

Kësaj maratone iu kanë përgjigjur edhe shumë zyrtarë e fytyra të njohura publike të vendit tonë.

Pas maratonës do të mbahet edhe një koncert dhe krejt në fund organizatorët do të tregojnë për shumën e saktë të mjeteve financiare që janë mbledhur.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

Image
- Advertisement -

MË TË FUNDIT