Votuesit e FIFA-s zgjedhin golin e bukur me vole të Negretes si më të mirin të shënuar në Kupat e Botës

Votuesit kanë zgjedhur në një sondazh të FIFA-s golin më të mirë të shënuar në Kupat e Botës, ku doli të zgjidhet ai i lojtarit të Kombëtares së Meksikës, Manuel Negrete ndaj Bullgarisë në vitin 1986.

Është e vështirë të zgjidhet pasi ka pasur disa gola vërtet të shkëlqyer, të cilat u shënuan në Kupat e Botës gjatë viteve.

Ne kemi parë të gjitha llojet e vullnetit të guximshëm, goditja të forta dhe gola me akrobacione që goditën pjesën e pasme të rrjetës gjatë 20 turneve.

Por, në sajë të një votimi të FIFA-s, i mbajtur nga 31 mars deri më 9 prill, tani mund të lavdërojmë një lojtarë mbi të gjithë të tjerët për golin më të mirë.

FIFA i pyeti tifozët anembanë botës për të votuar për golin e tyre të preferuar të Kupës së Botës, me listën fillestare prej 32 golave.

Votuesin bënë që fitues të zgjidhet goli me ‘breshëri instinktive’ i Manuel Negrete  me gërshërë kundër Bullgarisë në raundin e dytë në Kupën e Botës Meksika 1986.

 Negrete shënoi një supergol ndaj Bullgarisë

Negrete lëshoi kryeveprën e tij, ndërsa Meksika mposhti kundërshtarët evropian 2-0 në nxehtësinë e Estadio Azteca.

Goli i Negretes la mbrapa atë të brazilianit Eder që shënoi që nga jashtë zone në portën e sovjetikut Rinat Dasaev në Spanjë 1982, teksa pas tij mbeten edhe golat e Peles kundër Suedisë në Botërorin e 1958, golin legjendar i Maradonës kundër Anglisë dhe atë të Bergkamp kundër Argjentinës në Francë 1998. /Telegrafi/