Voton Xhemajlaj, fton qytetarët ta kryejnë obligimin qytetar

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, nga partia NISMA – Isa Xhemajlaj, ka votuar ne shkollën “Halil Bajraktari” në Drenas, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, Xhemajlaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin si qytetarë të kësaj komune duke votuar për kandidatin e preferuar.

Me disa vërejtje të vogla të cilat sipas tij nuk kanë ndikim në procesin zgjedhor, e vlerësoi si të rregullt deri më tani.