Voton Shpend Ahmeti, ka një apel drejt qytetarëve

Kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti sapo votoi në shkollën Faik Konica në Prishtinë.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin sa më herët dhe të japin votën e tyre.

Sot është edhe më lehtë se herën e kaluar për të votuar, pasi merr kohë më pak. Të gjithë qytetarët të vijnë sa më herët në numër sa më të madh, se kjo është dita kur të gjithë keni të drejt të vendosi për fatin e komunës suaj’, tha Ahmeti.

Ai ritheksoi  që të ketë dalje sa më të madhe sot./Periskopi/