Votimi i sotëm në Kuvendin e Drenasit, përkrahje morale dhe shoqërore për katolikët, asgjë më shumë ?

    Kështu e ka cilësuar votimin e sotëm të Kuvendit Komunal, anëtari nga radhët e PDK-së, Bujar Thaçi, i cili është njëri nga zërat e banorëve të Llapushnikut që e kundërshtojnë lokacionin dhe vendimin për ndërtimin e varrezave, dhe që sipas Thaçit më vonë pretendohet të ndërtohet edhe kisha aty.

    Në një prononcim për Drenica Press, Thaçi prapë ka potencuar se ne si banorë të Llapushnikut nuk jemi kundër varrezave dhe as kundër ndërtimit të kishës në Llapushnik, mirëpo, jemi kundër vendit ku po kërkohet të ndërtohet, si dhe kundër mënyrës se si është nda parcela dhe qëndrojmë prapa fjalëve të thëna më herët.

    Votimin e sotëm Thaçi e ka cilësuar si përkrahje morale dhe shoqërore për komunitetin katolik dhe asgjë më shumë. Kjo nuk ka  qenë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kjo pikë u fut si pikë e veçantë për shkak të ngjarjeve të zhvilluara kohëve të fundit, andaj edhe diskutimi i sotëm si dhe votimi nuk mund të cilësohet ndryshe, veçse përkrahje morale dhe shoqërore për komunitetin katolik të Llapushnikut, dhe asgjë më shumë.

    Ne si banorë të Llapushnikut prapë do të jemi kundër ndërtimit të varrezave dhe kishës në atë lokacion, për shkak se ne mendojmë që kemi të drejt ligjore kundër një vendim të tillë , u shpreh Bujar Thaçi. /drencapress/