Volejbollistet e Skenderajt tregojnë muskujt!

 Volejbollistet e Skenderajt fillojnë përgatitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Veçori e klubit është se stërvitjet fillimisht i nisin në stadiumin e futbollit ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, ku shihet një foto që bënë dhe është tejet atraktive, kur ato tregojnë muskujt, se vërtet do të jenë të fortë jo vetëm për garat vendore, por edhe për ato evropiane (Challenge Cup), të cilat ballafaqohen me klubin hungarez, Vasas Obuda. “KV Skenderaj zyrtarisht nis përgatitjet për sezonin e ri 2016/17! Urojmë për një fillim të mbarë e me suksese”, shkruan trajneri Ylli Kadriu, i cili është prej trajnerëve më të suksesshëm në vend.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT