Vojvoda tregon klasin, asiston për mrekulli në golin e Belottit

Mërgim Vojvoda është duke luajtur si titullar për Torinon në ndeshjen kundër Atalantas.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës po tregon një paraqitje të mirë pavarësisht se skaudra e tij po mposhtet 3-2 pas pjesës së parë, shkruan Reporteri.net

Vojvoda bëri edhe një asist të bukur në golin e dytë të Belottit, që italiani e shënoi në minutën e 43-të.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni krosimin e bukur që e bëri Vojvoda në golin e Belottit. /Reporteri.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT