Vogëlushi i kërkoi nënës litar të varte veten pasi e tallnin shokët, komediani i njohur bën mrekullinë për të

Zemërthyer, një nënë australiane postoi videon e djalit të saj 9-vjeçar të mbytur nga dënesat, që i thoshte “më vrit ose do të vras veten” për shkak të bullizmit të përditshëm që përjeton në shkollë.

Tani, e gjithë bota është solidarizuar me vogëlushin me nanizëm.

Së fundmi, komediani i njohur Brad Williams ka hapur një llogari në “GoFundMe” dhe deri më tani ka mbledhur mbi 300.000 dollarë që do t’i dërgohen vogëlushit 9 vjeçar.

Yarraka Bayle postoi klipin ku i biri Quaden shihej duke qarë me dënese e kërkonte të vdiste, për shkak të bullizmit të përditshëm në shkollë.

“Ja çfarë shkakton bullizmi tek njerëzit”, thoshte gruaja, që në një moment nis edhe vetë të qajë, ndërsa shton se zgjodhi ta bënte publike videon në mënyrë që ta shohin dhe prindërit e tjerë e mësuesit.

Por filmimin e saj e panë shumë më tepër njerëz se aq.

Ai është klikuar mbi 14 milionë herë e shkaktoi një valë mbështetjeje për vogëlushin nga i gjithë globi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT