Vlora Çitaku në Skenderaj: Drenicakët me ballë hapur të kërkojnë votë për PDK-në dhe Fadil Nurën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e shoqëruar nga kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, si dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura, kanë mbajtur takime në fshatrat Lagjia II, Klina e Poshtme, Runiku dhe Burojë të Skenderajt, ku janë pritur nga një numër i madh i qytetarëve të këtyre fshatrave, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast, Çitaku ka thënë se ndihet mirë kur kërkon votë për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që, siç thotë ajo, PDK-ja ka vulën për gjërat me të mira që i kanë ndodhur Kosovës për shtet ndërtim.

Ajo ka thënë se drenicakët me ballë hapur duhët të kërkojnë votë pë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fadil Nurën. “Drenicakët duhet të ndihen krenar dhe të mbajnë kokën lartë, duhet me ballë hapur me kërku vote dhe mbështetje për PDK-në, pasi që çdo sukses, çdo e arritur në 20 vitet e fundit e ka vulën e PDK-së. Çdo gjë e mirë, çdo gjë e madhe që ka ndodhë në këtë vend, e ka vulën e PDK-së. Nga liria, pavarsia, shtetndërtimi, infrastruktura, pagat, çdo gjë e ka vulën e Partisê Demokratike të Kosovës. Askush më shumë se ju nuk duhet ta kërkoj votën me ballë hapur për PDK-në dhe Fadil Nurën”, ka thënë Çitaku.

Ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se mbështetja nga të gjitha anët e qytetit të Skenderajt nuk ka të ndalur për Fadil Nurën dhe PDK-në, dhe se Skenderaji do të vazhdoj t’i qendroj besnik PDK-së së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nga këtu, kryetari Lushtaku ka siguruar qytetarët që më këtë përkrahje, me 17 tetor, Fadil Nura do të jetë kryetar i komunës së Skenderajt. “Qytetarët e Drenicës e kanë provu qeverisjen e PDK-së, dhe i dini punët që ka kryer PDK-ja në Skenderaj.

Por, i keni parë edhe këtë qeverisjen e lodht që është tani. Nuk ka ndonjë projekt që mundemi me e marrë shembull për të mirë prej kësaj qeverisje. Prandaj, unë kryetar të Skenderajt, pas datës 17 tetor e shoh Fadil Nurën, sepse secili e njeh për qeverisjen e tij gjatë kohës sa kishte udhëhequr me komunën tonē”, ka thënë Lushtaku. E kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka thënë se me datën 18 tetorë do të festohet kthimi i dinjitetit të komunës së Skenderajt. “Pushtetit lokal, administrimit të komunës do të ia kthejmë profesionalizmin, do të ia kthejmë përgjegjësitë, do të ia kthejmë llogaridhënjen e vērtetë dhe jo vetëm fjalë.

Bashkë me Sami Lushtakun me 18 tetorë do të festojmë kthimin e dinjitetit të komunës së Skenderajt në katër vitet e ardhshme. Sepse, projektet që i kam filluar ende nuk kanë përfunduar. Pra qeverisja aktuale nuk ma bërë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë Nura.