Vladimir Putin ka “imazhe sekrete satelitore – aty shihet e vërteta e 11 Shtatorit”!

Vladimir Putin është në prag të publikimit të imazheve sekrete satelitore të sulmit të 11 Shtatorit, të cilat do të rrëzonin ato që kanë thënë qeveritarët amerikanë rreth kësaj ngjarje.

Siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, teoricienët e konspiracionit thonë se presidenti rus ka mbledhur një numër provash të cilat dëshmojnë se qeveria dhe shërbimet e inteligjencës amerikane janë të përfshirë në komplotin mizor.

Po sipas këtij mediumi, grupi terrorist al-Kaida janë mbajtur zyrtarisht përgjegjës për përplasjen e aeroplanëve në Qendrën Botërore të Tregtisë “Kullat Binjake”, duke vrarë rreth 3,000 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 6.000 të tjerë.

Por kërkuesit e së vërtetës, shton ky medium, besojnë se administrata e presidentit George Bush ishte prapa sulmit të tmerrshëm, duke pretenduar se xhelatët e Osama Bin Ladenit ishin vetëm “figurë shahu”.

Megjithatë, thuhet se pavarësisht nga pretendimet se kullat u rrëzuan nga një “shpërthim i kontrolluar”, nuk ka asnjë provë konkrete për të sugjeruar se qeveria amerikane kishte ndonjë përfshirje në këtë ngjarje.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, DailyStar shkruan se webfaqja e gazetës politike ruse, Pravda ka raportuar se Putin është në prag të publikimit të “provave autoritare”, të cilat dëshmojnë “përtej çdo dyshimi” se Shtëpia e Bardhë ishte e përfshirë direkt.

Raporti është publikuar më 7 shkurt 2015 nga gazeta ruse, e cila shiti miliona kopje në ditë.

Artikulli thotë: “Putin do të godasë një herë, por ai do të godasë rëndë”.

“Rusia po përgatit lirimin e provave të përfshirjes së qeverisë së SHBA dhe shërbimet e inteligjencës në sulmet e 11 shtatorit. Lista e provave përfshin imazhet satelitore”.

“Sulmi ishte planifikuar nga qeveria e SHBA-ve, por ka bërë që sulmi ndaj Amerikës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të dukej si një akt agresioni nga ana e organizatave terroriste ndërkombëtare”. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT