Tashmë është zyrtarizuar bashkëpunimi ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani e pyetur se me sa kandidatë për deputetë do të jetë në listën e përbashkët me Kurtit, ajo u përgjigj kështu.

“Kemi mjaftueshëm kandidatë në listë që të arrijmë fitoren. Do të fitojmë mjaftueshëm deputetë që të udhëheqim Qeverinë e re dhe të zgjedhim Presidentin” tha Osmani para mediave raporton Gazeta Blic.