Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Çekinë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, me ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 15:00.

Tashmë kur stadiumi ka filluar të mbushet aty shihen edhe shumë figura publike. Në mesin e tyre është edhe kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Në fotot e siguruara nga Reporteri, Osmani shihet duke u futur në tribuna teksa kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të ndeshjes. Ndër të tjera aty shihet edhe Ismet Beqiri dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. /Reporteri.net