Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga LVV-ja, kanë bërë homazhe në në vendlindjen e vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në Dubovik tek memoriali dhe vizituan shtëpinë muze, në 39 vjetorin e vrasjes së tyre.

Në njoftimin e lëshuar nga LVV-ja thuhet se Osmani dhe Kurti u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LVV, Donika Gërvalla.

Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe kandidatët për deputetë: Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Liburn Aliu, Orges Tafilaj e Mirlinda Tishukaj, transmeton Klan Kosova.