Vjen llamba më e hollë në botë

    Imagjinoni një llambë të bërë nga diçka më e hollë se sa letra, por më të fortë se çdo material tjetër të njohur për njeriun. Duket e pamundur – por ja që është. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kolumbias, Universiteti Kombëtar i Seoul dhe Instituti i Kërkimeve të Standardeve dhe Shkencës  të Koreas njoftoi të hënën se ata zhvilluar me sukses një llambë të bërë nga Graphene – material që është i trashë sa një atom, por i fortë si një diamant. Në të vërtetë, Graphene konsiderohet materiali më i fortë në botë.

    Ndërsa përdorimi i Graphene për të zhvilluar llambat është shumë moderne, shkencëtarët thonë se kanë përdorur një parim të vjetër të mësuar në shkollë. Ata vënë rrymën elektrike nëpërmjet shiritave të Graphene bashkangjitur me elektroda metalike; kjo shkakton ngrohjen e Graphene-it , e cila më tej prodhon dritë.

    Është e njëjta gjë si fija e hollë me ngjyra të ndezura në llambat tona tradicionale, përveç se është në një shkallë mikroskopike, raporton techsot.