Policia ka arrestuar një person në fshatin Jezerc të Ferizajt pasi ishte hasur duke transportuar dru me traktor të cilat i kishte prerë në mënyrë ilegale në pronë publike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse traktori me rimorkio së bashku me sasinë e druve janë konfiskuar për procedura të mëtejme, njofton Klan Kosova.