Vjedh portofolin në rrugë, e kthen sepse ndjehet i turpëruar

Një 19- vjeçar ka habitur gjithë rajonin e policisë, kur u ka thënë se kishte ardhur për të dorëzuar portofolin që kishte vjedhur.

Connor Dawes nuk e ktheu portofolin sepse nuk kishte para, por sepse i përkiste një personi autik. Conner e ka kuptuar këtë në momentin që ka hapur portofolin dhe ka lexuar dokumentet që ishin brenda.

Djaloshi ka dalë para gjykatës për vjedhjen e portofolit dhe dënimi që ka marrë është disa javë punë tek qendra e shërbimeve sociale.

Dawes ka kërkuar falje për atë që ka bërë duke thënë se është i turpëruar nga akti i tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT