Vizitorët u zhdukën në mjegull derisa ndodheshin në urën gjigante në Gjermani që u ndërtua për tetë vite

Në imazhet e shpërndara, shihen vizitorët e parë që janë zhdukur në mjegull, derisa ndodheshin në urën gjigante në Gjermani, që do të hapet pas ndërtimit që zgjati tetë vite.

Ura Hochmosel, që ndodhet në Zeltigen-Rachtig është e lartë 152 metra, ndërsa ndodhet mbi luginën Moselle, ndërsa është ura e dytë më e lartë në këtë shtet, transmeton Telegrafi.

Kjo strukturë me 1.7 kilometra, është ndërtuar për të lehtësua trafikun ndërmjet shteteve të Beneluksit dhe Frankfurtit.

Megjithatë, që kur filloi planifikimi i këtij projekti, ka pasur kundërshtime të shumta, për shkak të shpenzimeve milionëshe dhe dukjes jo të mirë.

Brenda këtyre ditëve, do të fillojë funksionimi i urës që ndodhet në një zonë me shumë vreshta, pritet të shihet edhe efekti që do të ketë në lehtësimin e trafikut.
 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com