Vizita e Thaçit në Beograd

Liderët shembull për vendin të tyre

OPINION NGA FEHMI RAMA  /   Kur lufta vetëm sa dilte në horizontet e kufinjëve Jugosllav, Kroacia ishte ajo që mori timonin e kundërvënjes së agresorit dhe me mjeta të tjera përveq atyre demokratike. Stefan Mesiq, pati deklaruar atëbotë se nuk do rrimë duarkryq, pasi shërbimi sekret jugosllav pati zënë dy kamion me armatim  duke kaluar kufirin Hungarezo-Kroat.

 De juro ky shteti Jugosllav ende qëndronte, ndërsa de fakto shkëndijat e para të luftës veq sa kishin filluar.

Për të përmbushur obligimin e vetë karrshi federatës, presidenti kroat Franjo Tuxhman e viziton Beogradin i cili atëbotë ende ishte kryqytet i Jugosllavisë. Këtë vizitë populli dhe elita politike kroate e priti nën ethe, por udhëheqësi i tyre luante me kartën e fundit, nëse serbët e mbysin atëherë Kroacia do shpëtoj dhe Serbia do fajsohet. Rasti i Presidentit të BeH ishte shqetësues për faktorin ndërkombëtar, serbët e morën peng dhe e shkëmbyen me një gjeneral të tyre gjegjësisht  dhe me lirim të një pjese të UJ-së e cila gjendej në aeroportin e Sarajevës.

Adem Demaçi kishte qëndruar për pothuajse tre dekada në burgjet e Jugosllavisë, të të qenit hero z. Demaçi e konsideronte nderë. Gjatë kohës kur ishte përfaqësues i UÇK-së, qëndronte në Prishtinë dhe kurr nuk ishte shmangur atakimit me forcat serbe, për të vrasja ishte një nderë që do ju bëhej atij dhe popullit shqiptar në Kosovë, ndërsa Serbia do të ishte një shtet okupator që vritke Gandin e Ballkanit poashtu njeriun i cili kishte fituar çmimin saharovë.

Duket se historia, prapë kërkon  t`i testoj heronjët

Shefi i  Drejtorisë politike të UÇK-së, tashmë  Zv.Kyreministër dhe Ministër i MPJ-ës, i cili konsiderohet si artietkti i Pavarsisë së Kosovës, shtetëndërtimit dhe integrimeve të Kosovës, flitet se në fund të Prillit do të vizitojë Beogradin. Vizita e liderit më të votuar kosovar Hashim Thaçi, në vendin i cili Kosovën e quajti djep të saj, për ata serb që janë ende të kapur nga mentaliteti i së kaluarës reflekton  vizitë të armikut më të madhë të tyre.

Serbia për fqinjët e saj dhe vendet më të zhvilluara dhe më demokratike, është cilësuar si burim i krizës, i mbetët udhëheqësisë serbe të heqin këtë barrë nga supet e tyre.

Kjo vizitë në Kosovë dhe nga aleatët tonë shihet vizitë e natyrshme ndërshtetërore që ngërthen reciprocitet fqinjësor bashkpunim dialog tolerancë.

Realizimi i vizitës së Thaçit në Beograd mbetet në duart e autoriteteve serbe, se sa  Serbia është e aftë të siguroj këtë vizitë, se sa kanë frikë nga vizita e Gjarpërit të UÇK-së në Beograd, mbetet të shihet me 24 prill.

Nëse realizohet kjo vizitë e Thaçit, atëherë do pasonte vizitën e homologut të tij Daçiç në Prishtinë, i cili mori pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimorë. Kjo vizitë i sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë sigurinë e Gjarpërit në Beograd.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime evropiane që do të organizohet në Beograd.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT