Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media pas numrit të madh të rasteve të reja me Covdi19.

Ai tha se nga 173 mostra të testuara jasht vendit, 171 apo 99.83% prej tyre kanë rezultuar të jenë me variantin Delta.

Vitia tha se nesër Qeverisë së Kosovës do t’i propozojë masa të reja kufiziuese.

“Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë priorit absulut shëndetit tonë.

Ne qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për disa masa kufizuese që janë të

Do të propozojmë të reduktohet orari i gastronomisë, mbyllja e klubeve për një kohë, dhe për kufizimeve për dasmat.

Shpërndarja më e madhe e virusit është që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësirat e mbyllura dhe mos respektimi i masave”, tha ai.