Viti 1992: Kadri Veseli dhe Adem Jashari në Tiranë (Foto)

Kadri Veseli që nga e shtuna është kryetar i ri PDK-së. Ai u zgjodh në vend të Hashim Thaçit në Konventën e Shtatë të kësaj partie.

Për Kadri Veselin është folur vazhdimisht, sidomos nga koha kur ai publikisht foli për shuarjen e SHIK-ut, në vitin 2008.

Ajo që dihet për numrin një të PDK-së është fakti që ka qenë nder themeluesit e parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit.

Indeksonline ka siguruar një fotografi që daton nga viti 1992. Në këtë fotografi, shihet Kadri Veseli afër Adem Jasharit. Aty po ashtu është edhe Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, etj. Fotografia e “Grupit të Prekazit” është shkrepur në Tiranë. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT