Mungesa e vitaminës D mes shumë efekteve negative që ka në organizëm lidhet edhe me një rrezik të shtuar të paraqitjes së sklerozës multipe.
Rezultatet e disa studimeve kanë treguar se vitamina D ndihmon në kontrollimin e funksioni të gjenit, i cili konsiderohet si faktor rreziku për shfaqjen e sklerozës multiple. Sipas tyre, marrja e vitaminës D shtesë gjatë shtatzënisë dhe në fazën e hershme të jetës së fëmijës mund ta parandalojë shfaqjen e sklerozës multiple, sëmundje e cila për shkak të ‘gabimeve’ të sistemit imun rezulton me dëmtim të qelizave nervore dhe shtresës së tyre mieline, e cila mbështjell qelizat.
- Advertisement -