Vildan Kerim, përforcon Drenicën!

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim, është ‘veshur’ kuq e zi. 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me Drenicën deri në përfundim të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi.

Kerim, është paraqitur në shumë ndeshje kryesisht në kampionatin e Turqisë, kurse së fundmi ishte pjesë e FK Skopje në Maqedoninë Veriore.

Lojtari në fjalë nga e hëna do të jetë nën urdhëtat e trajnerit Sejdiu.

Klubi gjatë orëve në vijim do zyrtarizojë edhe dy përforcime tjera, për të kompletuar ekipin./Drenicapress

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT