Vila e Mbretit Zog në ankand

Duket se situata financiare e pasardhësit të ish-mbretit Zog nuk është aspak e mirë. Kjo për faktin se Leka II Zogu ka prej kohësh një kredi të pashlyer në një bankë të nivelit të dytë dhe tashmë do të jetë i detyruar të humbasë një nga pronat më me vlerë që i ka lënë gjyshi për ta shlyer.
“Shqiptarja.com” ka zbuluar se Vila e Zogut në Durrës ka dalë në ankand nga një shoqëri përmbarimore në mënyrë që të shlyhet kredia prej 518 mijë euro, që ka marrë në 2009 nipi i Ahmet Zogut.
Kjo Vilë është e vendosur në kodrën me lartësi 98 metra mbi nivelin e detit. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1926 si rezidencë e Presidentit, pasi Ahmet Zogu ende nuk ishte bërë mbret. Kristo Sotiri, arkitekti i laureuar në Italisë, projektoi dhe ndërtoi në kodër variantin e parë.
Godina mori formën përfundimtare në 1937 nën kujdesin e arkitekteve dhe specialistëve italianë, vetëm pak muaj para martesës se Zogut me konteshën hungareze, Geraldine Apony. Nga 1945 vila është përdorur si rezidencë qeveritare, ku shpesh janë akomoduar të ftuar të huaj të rëndësishëm si Nikita Hrushov, ose pas ’90 ish-Presidenti amerikan, Xhimi Karter. Në 1997 brenda dy ditësh ndërtesa u grabit dhe humbi shkëlqimin e saj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT