Viktima e 30 nga coronavirusi në Kosovë

Një 52-vjeçar ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Pacienti nga Zubin Potoku po kurohej në Kragujevc, ku edhe vdiq, ka bërë të ditur sot radiokontakt, bazuar në të dhënat e Shtabit për situata të jashtëzakonshme pranë Mitrovicës së Veriut.

Me këtë është rritur në dhjetë numri i pacientëve që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Në nivel vendi, kjo është vdekja e 30-të. Të infektuar në gjithë Kosovën janë 1003, ndërkohë deri më tash janë shëruar 772.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT