Vijon operacioni në Lazarat, ndalohen edhe tre shtetas të tjerë

    Policia ka ndaluar edhe tre shtetas të tjerë në kuadër të operacionit në Lazarat për kapjen e të dyshuarve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 24 qershor, ku mbeti i vrarë një efektiv i Forcave RENEA dhe u plagosen dy të tjerë.

    Burime policore bejne te ditur se sot rreth orës 05:00 jane ndaluar Klodian  Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Elvis  Boci, 19 vjeç, banues ne fshatin Lazarat, si dhe Dervish  Gaba, 20 vjeç, banues në Lazarat.

    Ndalimi i këtyre shtetasve u bë, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda neTiranë ka nxjerrë urdher  ndalimi per ta, pasi dyshohet  se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko  dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si  pasojë ka mbetur i vrarë nje punonjës i forcave RENEA dhe janë plagosur dy punonjës te tjere.

    Ndalimi i tyre u bë për veprat “Vrasja e punonjësit të policisë në bashkëpunim”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa  leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /atsh/