Një tërmet shumë i fortë ka goditur Alaskën orët e vona të natës me orën lokale.

Sipas të dhënave paraprake ky tërmet ishte me magnitudë 8.2 dhe u regjistrua shumë pranë Sandpoint, Aleutians East, Alaska, SHBA.

Ekziston edhe një paralajmërim për cunami

Njerëzit dhe kamera sigurie kanë regjistruan momentin e tërmetit.

Në videot e publikuara shihen qytetarët të tmerruar duke vepruar për të shpëtuar veten.