Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe e dhimbshme ka ndodhur ditën e sotme kur Syri Tv po raportonte live vdekjen e 25 vjeçarit, Xhuljano Bullarit, i cili u gjet i pajetë në Babicë të Vlorës.

Në momentin që gazetari Enriko Gabaj raporton se është identifikuar viktima dhe se bëhet fjalë për Xhuljano Bullari, burri që ndodhej pas tij e dëgjoi dhe vuri duart në kokë. Ai ishte babai i Xhulianos.
Ai në atë moment e kuptoi se djali i ishte vrarë. Përveçse një skenë e dhimbshme babai konfirmoi për gazetarin Enriko Gabaj se ishte informuar nga mediat dhe jo nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë. Xhuljan Bullari, 25 vjeç me origjinë nga Elbasani, banues në Babrru të Tiranës është qëlluar 3 herë me armë zjarri nga autorët.