Video nga shembja e Teatrit Kombëtar shqiptar

Në orët e para të mëngjesit në Shqipëri kishte filluar puna për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

Shembja e teatrit atje është duke u kundërshtuar nga shumë qytetarë dhe nga opozita, të cilët të gjithë kanë dalë të protestojnë para asaj pjese ku janë duke u zhvilluar aktivitet e shembjes.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook kishte thënë se protestuesit për ruajtjen e godinës nuk po e duan zhvillimin e kryeqytetit.

Teksa, kryetari i partisë opozitare më të madhe atje PD-së, Lulzim Basha, kishte thënë në një intervistë për Ora Neës se ky është një akt barbar dhe se opozita do të marrë vendime politike ditën e sotme.

Këtu më poshtë keni disa pamje të shembjes së Teatrit:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT