Në një video nga Kuvendi, sqarohet gjithçka për situatën e ndodhur dje, ku deputeti i VV-së Gazmend Gjyshinca pretendoi se ishe sulmuar nga Arben Gashi e Kujtim Shala i LDK-së.
Sipas videos së publikuar në media, shihet se Gjyshinca kishte pasur një “fjalosje” me deputetët e LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala.
Kryesisht, akuza e kundër-akuza kishin shkëmbyer deputetët e LDK’së, Kujtim Shala e Arben Gashi me deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincën.
Tensioni kishte vazhduar edhe pasi që ishte mbyllur mbledhja e Komisionit.
Lëvizja Vetëvendosje thirri konferencë të jashtëzakonshme për media, pas mbledhjes, në të cilën folën Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca, përderisa në sfond të tyre ndodhej një auto-ambulancë.
Autoambulanca ishte thirrur nga Grupi Parlamentar i VV’së për t’i dhënë ndihëmën e parë deputetit Gjyshinca.
Sipas deputetëve të VV’së, pas mbledhjes, Kujtim Shala e Arben Gashi kanë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca. Madje, ata thanë se për ta dëshmuar këtë dhunë mbi krahun e djathtë të deputetit, kanë dëshmi të mjekëve.
Kjo u demantua pas disa orëve nga Shala e Gashi, por megjithatë, kjo ngjarje u bë ngjarja kryesore e ditës së djeshme.
Ajo që shihet është se pasi që Gjyshinca del nga salla e mbledhjes së Komisionit, Kujtim Shala i afrohet me shpejtësi duke i thënë diçka. Pastaj aty afrohet edhe Arben Gashi dhe bëhet rrëmujë, e tek pastaj largohen nga korridori; aty ku ata po prisnin për ta takuar Alush Gashin, Këshilltarin e Kryeministrit Hoti.
Për më shumë shikojeni pamjet që i ka publikuar Gazeta Express