VIDEO/ Kjo ishte e tepërt! Edon Zhegrova shënon gol të çmendur në Ligue 1, për t’u vendosur në kornizë

Një super gol ka ardhur në ditën e sotme nga Edon Zhegrova. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në ndeshjen e Lille kundër Angers në transfertë. Shifra ishin 1-0 dhe vetëm aftësitë e këtij lojtari mund ta vendosnin baraspeshën.

Goditja nga distanca do të ndalej në cepin e rrjetës duke magjepsur gjithë shokët e skuadrës. Gola të tillë Zhegrova ka shënuar shpesh kur ka qenë pjesë e Bazel, por tani edhe në Francë po njihen me kualitetin e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT