VIDEO: I izoluar nga koronavirusi, Fabregas shahet me fqinjët e vet nga ballkoni

Cesc Fabregas është njëri prej shumë futbollistëve që po i ndjekin udhëzimet shëndetësore për të qëndruar brenda në shtëpi, gjatë epidemisë koronavirus, dhe ka ndarë një video qesharake nga ballkoni i banesës së tij.

Mesfushori spanjoll e ka rikrijuar skenën humoristike të të famshmit Eddie Murphy nga klasiku “Coming to America”, për t’i përshëndetur fqinjët e vet, transmeton Gazeta Express.

“Ik pirdhu”, i përgjigjet fqinji Fabregasit.

“Po! Po! Pirdhuni edhe ju!” i përgjigjet spanjolli.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Barcelonës e shpërndau në rrjetet sociale videon e kësaj ngjarjeje interesante.

“Dita e katërt e izolimit dhe njerëzit po tensionohen vërtet shumë këtu”, shkroi ai në përshkrimin e videos. /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT