Video ekskluzive/ Ky është momenti i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, autori i drejton armën, viktima ngre dorën

Gazetarja Dorjana Bezat siguron ekskluzivisht për “BalkanWeb” videon e momenteve të fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema.

Në video shihet momenti kur autori, 28-vjeçari Marjus Dema, i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet me armë nga viktima, që ndodhet i ulur në tavolinë, bashkë me pesë shokë të tjerë.

Siç shihet në videon që sjell gazetarja në redaksinë e “BalkanWeb”, në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me armë, viktima i bën me dorë, duke i kërkuar siç duket, të heqë armën, para se autori ta shkrepë pa dashje drejt ij, duke i marrë jetën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT