Në Afganistan situata paraqitet kaotike. Një veteran amerikan është shprehur rreth 44,000 afganë që ndihmuan Uashingtonin gjatë konfliktit 20-vjeçar janë jashtë Kabulit dhe kërkojnë tashmë evakuim urgjent.

“Kjo është një katastrofë me përmasa epike,” është shprehur ai ndërsa paralajmëron se afganët që ndihmuan ushtrinë amerikane tani pritet të ndiqen dhe vriten sistematikisht nga talebanët. Përfaqësuesi i “No One Left Behind”, një organizatë bamirëse që ndihmon afganët të vendosen në SHBA, tha se Presidenti Joe Biden duhet të urdhërojë trupat amerikane të sigurojnë aeroportin e Kabulit.

“Amerikanet duhet të hapin një korridor të sigurt në mënyrë që të fillojë evakuimin i aleatëve tanë nga Afganistani, jo vetëm nga Kabuli, por nga çdo qytet ku ata banojnë.”

Ndërkohë, mijëra njerëz kanë mbetur jashtë Kabulit dhe në qytete të tjera. Në Kandahar po bëhen ekzekutime publike. Kurse, raportohet se grave u është thënë se nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në Herat.

Talebanët po shkojnë derë më derë në Mazar-i-Sharif duke kërkuar këdo që ka punuar me ushtrinë amerikane.