VIDEO/ Bes Kallaku ‘çmendet’ në karantinë! Xhensila: U thy’ në mes për Zotin…!

Të izoluar prej dy muajsh, edhe  vipat në Shqipëri kanë ndarë momentet e tyre të kohës që kalojnë në karantinë. Por aktori i humorit, Bes Kallaku përmes postimeve në rrjetet sociale se këto ditë izolimi po i kalon duke u argëtuar me familjen në shtëpinë e tij.

Të gjithë e njohin Besin për videot që përcjellin shumë humor e argëtojnë mijëra njerëz, por këtë herë ai ka ndarë me publikun një video mjaft qesharake të xhiruar nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.

Në postimin që ka bërë aktori shihet që e ka nisur mëngjesin nga kopshti i shtëpisë me plot gjelbërim  duke vrapuar për të rrëshkitur në ujë.

Por teksa ka qenë Xhensila ajo ka xhiruar edhe videon,  kjo e  fundit dëgjohet në sfond duke  qeshur me veprimet e aktorit kur ai rrëshket në ujë.

“O Zot, u thy n’mes për Zotin”- thotë Xhensila teksa qesh kur Besi rrëzohet në barin e lagur nga uji.

Ndërsa aktori krahas  videos që e ka postuar në llogarinë e tij e ka shoqëruar me komentin: Me koment nga Shakohoxha,duke ju referuar Xhensilës për komentet që ajo bënte pas videos./dosja

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com