Polonia fitoi 4-1 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Mirëpo, përveç rezultatit zhgënjyes, arbitrimi i kësaj la shumë për të dëshiruar. Në rregulloren e UEFA-s dhe FIFA-s thuhet qartë se arbitri duhet të jetë më tolerant kundrejt lojtarëve në 15 minutat e para të lojës, por gjyqtari italian, Maurizio Mariani e nis shpejt me kartonat, duke ndëshkuar me karton të verdhë 3 lojtarë të kombëtares tonë brenda 12 minutash (Abrashi, Bare dhe Hysaj). Detyrimisht që kuqezinjtë, do të tërhiqeshin nga loja e fortë dhe polakët do ta kishin më të lehtë të depërtonin në zonën tonë.

Gabimet e Edi Rejas apo mbajte e topit nga disa prej lojtarëve tanë sollën dhe golat e polakëve. Por pavarëisht këtyre, arbitrimi i kësaj sfida ndikoi patjetër në rezultat. Në minutën e 66 të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-1, kishte një kontakt në zonë mes Glik dhe Manajt. Mbrojtësi i Polonisë kap këmbët e sulmuesit shqiptar dhe nuk kishte asnjë kontakt me topin. Por arbitri nuk e mendoi në këtë mënyrë dhe akordoi kartonin e verdhë për Manajn për shkakun e protestave.

Për më tepër, çuditërisht as VAR nuk hyri për të riparë aksionin. Megjithatë përsëritjet e pamjeve e treguan qartësisht se kishim të bënim me një 11-metërsh të mohuar për Shqipërinë, kjo e pranuar edhe nga vetë specialistët e gjykimit në Poloni.