Kryeministri Rama ishte këtë mbrëmje në Durrës për të parë nga afër situatën dhe punën e grupeve për inspektimin e banesave të dëmtuara.

Një qytetar dëgjohej teksa e thërriste kreun e Qeverisë, teksa ky i fundit e ftoi që të afrohej.

Qytetari u ankua te Kryeministri se i kishin marrë gruan pa e pyetur dhe e kishin çuar në Golem.

Kjo e gjeti të papërgatitur Ramën i cili i tha se “gruaja paska më shumë mend se ty, sepse paska shkuar në hotel”.

Kjo bisedë shkaktoi të qeshura edhe te qytetarët e tjerë.