Shqipëria shpalli person non grata ambasadorin e OSBE’së në Tiranë Bernd Bochardt, shkaku se ky i kishte ngritur gishtin e mesëm disa qytetarëve në rrugë derisa po protestonin. Por është një ambasador tjetër që e pret e njëjta gjë, pasi sipas mediave në Shqipëri ai është përfshirë në një skandal seksual.

Gazeta Koha Jonë ka raportuar të ketë mësuar nga disa burime se një ambasador tjetër është në listë nga presidenti Ilir Meta për t’u shpallur person non grata.

Sipas kësaj gazete, akoma dosja e tij nuk është plotësuar, por janë gjetur fatura, janë regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik si dhe flitet se zotërohet dhe një video me përmbajtje seksuale me një zyrtare të lartë të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Emri i ambasadorit pritet të bëhet publik në momentin e duhur shkruan kjo gazetë.