Vidal te Reali? Deklarohet Juve

 

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, pas katër viteve të kaluar te Juventusi, këtë verë mund të largohet nga Juve.

Madje mediat spanjolle kanë shkruar se mesfushori kilen ka arritur akordin me Realin për të kaluar në Bernabeu me insistimin e Rafa Benitez.

Por Juve e ka mohuar kalimin e Vidalit te Reali. Drejtori i Juves, Beppe Marotta, ka thënë se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë nga Reali.

“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Reali për Vidalin dhe Llorente”, ka thënë Marotta.

Së fundi Reali ka shprehur interesim edhe për sulmuesin spanjoll, Fernando Llorente, që këtë verë pritet të largohet nga Juve, pasi Morata dhe Mandzukiq janë preferencat e Allegrit në fazen sulmuese./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT