Veturën e 250 mijë eurove, e përplasi vetëm 10 minuta pasi e bleu (Foto)

Në Essex të Anglisë, një shofer ka mbetur i turpëruar, pasi e ka përplasur veturën luksoze për peme, sapo ia kanë sjellë në shtëpi.

Fqinjët e kanë parë pronarin e gëzuar të McLaren 650S Spider, duke festuar me shampanjë vetëm dhjetë minuta para se të nisë vozitjen.

Më pas, burri i paemëruar e ka përplasur makinën e shpejtë që kushton 252 mije euro, për një pemë dhe kutinë e postës, transmeton Telegrafi.

Pjesa e përparme e veturës së zezë ka mbetur e shkatërruar rëndë, si dhe motori i mesëm është dëmtuar nga shtylla metalike.

Mos përshtatja me shpejtësinë e veturës që arrin prej zero deri në 10 kilometra në orë, brenda tre sekondash, besohet se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, që nuk ka lënë ndonjë të lënduar në njerëz. /Telegrafi/

23

- Advertisement -

MË TË FUNDIT